Militantët e VV’së fyejnë e përdhosin UÇK’në: E barazojnë me serbët

Militantë e përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vazhduar me veprime të ulëta në rrjetet sociale, kësaj radhe ata kanë përdorur emblemën e UÇK’së për ta keqpërdorur e përdhosur, shkruan Gazeta Metro.


Militantët e Vetëvendosje, që janë grupi me aktiv në rrjetet sociale, të cilët punojnë të organizuar për të bërë sulme në drejtim të kundërshtarëve politik të Vetëvendosjes dhe liderit të saj, Albin Kurti, kanë vazhduar me përdhosje të emblemës së UÇK’së.

Këta militantë kanë publikuar një foto të bërë montazh, ku shihet kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, i veshur me uniformën e UÇK’së, dhe në prapavijë flamuri i Serbisë.

Të cilët këtë foto e ka shoqëruar me mbishkrimin ZOL(Komandanti i Zonës Operative të Leposavicit).

Kjo është një fyerje e radhës nga ana e militantëve e mbështetëseve së VV’së dhe nuk ka ndodhur më parë që uniforma e UÇK’së të përdhosët në ketë mënyrë e t’i vishet një pjesëtari të Listës Serbe.

Fotografia është bërë virale duke u shpërndarë edhe nga faqe mbështetëse të kryeministrit në detyrë Kurti, siç mund ta shihni më poshtë.

 

Duhet theksuar se ditë me parë, këshilltari politik i Kurtit, Shkëlzen Gashi kishte bërë deklarata skandaloze në drejtim të UÇK’së, i cili kishte thënë në një televizion se UÇK, ka vrarë 1 mijë serb.

Këto deklarata kishin bërë jehonë të madhe në Serbi, dhe më pas kishte pasuar shkarkimi i Gashit nga Kurti, i cili nuk është distancuar fare nga ato që i tha./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *