Azizi për aksionin në Karaçevë: Nuk kam dhënë kurrfarë leje që dikush të shkoj dhe të bëjë spektakël

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se nuk ka dhënë leje për asnjë mjet të informimit që ta përcjell nga afër aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Ai ka thënë se për formën sesi ka rrjedhur informacioni duhet të kërkohet në Prokurori dhe në Policinë e Kosovës.

“Prej informatave që unë i di, a informata kryesore duhet me dalë nga unë pasi që unë jam personi që kam lëshu leje. Unë leje nuk kam lëshur për asnjë mjet të informimit, asnjë gazetë, asnjë portal as televizion që t’i përcjell që të bëjë spektakël atje në Karaçevë. Unë kam lëshu, dihet informacione i kam lëshu, kërkesat për Prokurorin e shtetit dhe se si kanë dalur informacionet me të vërtetë është edhe unë thash po dyshoj, por nja e di që nga gjykata nga kjo gjykata nuk kanë dalë informacionet. Ato duhet me kërku në partnerët tjerë që kanë qenë atu, duhet me i kërku në Prokurori dhe Policinë e Kosovës, ndërsa në gjykatë unë nuk kam asi informata është legale unë krejt urdhërata që i kam leshu i kam të arkivume i kam shkresa të lëndës. Nuk kam dhënë unë kurrfarë leje që dikush të shkoj edhe të incizoj, të bëjë spektakël”, ka thënë kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi.

Ai tutje ka shtuar për “Betimi për Drejtësi” se nuk i ka dhënë leje Prokurorit të shtetit që t’i ftojë mediat që të incizojnë aksionin në Karaçevë.

“Jo, nuk jam i informuar unë, fare nuk jam i informuar. Unë e ka kry punën tim ashtu siç duhet. Kurrfarë leje kurrkujt si kam dhënë as Prokurorit as kurrkujt që të dalin mjetet e informimit e ta incizojnë edhe aksionin. Unë nuk kanë dhënë, nuk kam lëshu asi urdhëresa. Nuk janë ato nga gjykata të lëshuara.”, ka thënë ai tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *