PDK përkujton 23 martirët e familjes Deliu në 22 vjetorin e tyre

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar 23 martirët e familjes Deliu, në 22 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, shkruan Kosova Post.

Përmes një postimi në Facebook, ky subjekt politik, ka kujtuar të renët e kësaj familje si dhe sipas tyre Kosova nuk do të rresht asnjëherë duke kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat.

“ Kosova nuk do të rresht asnjëherë duke kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat. Për nder të familjes Deliu dhe në kujtim të të gjithë rënëve për liri”, thuhet në postimin e publikuar.

Postimi i plotë:

“Në 22 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë dhe nderojmë 23 martirët e familjes Deliu. Foshnja gjashtë muajshe, por edhe plaku 94 vjeç i familjes Deliu, të cilët u masakruan atë ditë, janë e vërteta e pandryshueshme e regjimit kriminal të Millosheviqit, e cila, fatkeqësisht, as sot e asaj dite nuk numëron asnjë të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare. Kosova nuk do të rresht asnjëherë duke kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat. Për nder të familjes Deliu dhe në kujtim të të gjithë rënëve për liri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *