Kundërpërgjigje e rëndë për zëdhënësin e UÇK-së: Nuk u dilet në mbrojtje vrasësve të Ahmet Krasniqit e Xhemjal Mustafës

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas arrestimeve dhe bastisjeve në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Republikës së Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Liria e Pavarësia jonë, po e quan ndërmarrje kriminale?!Kjo është çmenduri!”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka adresuar kritika ndaj krerëve të shtetit të Kosovës.

Lidhur me reagimin e Krasniqit, një kundërpergjigje të ashpër e ka bërë analisti politik, Nexhat Haziri.

Haziri thotë se nuk është burrni t’u dilet në mbrojtje vrasësve të Ahmet Krasniqit, Behajdin Allaqit, Enver Malokut, Ismail Berbatovcit, Haki Imerit, Xhemjal Mustafës, komandant Drinit, etj.

Ai konsideron se aktivistët e LDK-së janë maltretuar gjatë kohës së luftës.

Ja shkrimi dhe akuzat e Hazirit:

Jakup Krasniqi: Mashkulli i keq, të ligën nga mali e bie në shtëpi…

-Jakup, ju t’lig ishit n’mal, e t’lig u zhdjergt n’shpi. Allahile çfarë burrnie është me mbrojtë vrasësin, përdhunuesin, zullumqarin në burgjet e UÇK-së, ku janë rrehë e maltretue deri në vdekje njerëz që faji i i vetëm i tyre o kanë pse kanë kenë aktivistë të LDK-së.

Qyshe burrë po thue se është nerë e burrni me iu dal në mbrojte vraseve të kol. Ahmet Krasniqit, Behajdin Allaqit, Enver Malokut, Ismail Berbatovcit, Haki Imerit, Kom. Drinit, Xhemjal Mustafes, Shefki Popoves, Shaban Manajt, Ismet Rracit,Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, etj etj.

Cili nga këta, që ka edhe shumë të tjerë që nuk t’i përmenda, koka kanë tradhtar e vrasja e tyre paska qenë burrni. Heu Jakup bre, mashkulli i keq nuk bëhet kurrë burrë, i lig metët, e lig në shpi e në mal (n.h)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *