Haradinaj- Stublla njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar njëvideokonferenme homologun e saj nga dhe Grenadines, Sir Louis Hilton Straker.

“Në margjinat e sesionit të 75-të të UNGA, mbajta një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadine, Sir Louis Hilton Straker.  Diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në temat e interesit tonë të përbashkët. Z.Straker e informova me zhvillimet politike në Kosovë, specifikisht për Marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues”, ka deklaruar Stublla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *