Sondazhi i fundit: Rritje te VV dhe LDK, ndërsa PDK-ja në rënie. Vjosa Osmani merr kaq vota

Kompania e njohur e sondazheve në Kosovë , e cila vazhdimisht bën matjet e preferencës së qytetarëve për partitë politike, ka bërë sondazhin e radhës të muajit shtator, merr vesh gazeta “Bota sot”.

Sipas atij sondazhi i cili nuk është publikuar ende para opinionit, të parën e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje me 45%, LDK-në me 18%, PDK-në me 14%, partinë e Vjosa Osmanit (nëse formohet) 8% dhe AAK-në 6%.

Ndërsa partia e Nismas në këtë sondazh nuk e ka kaluar fare pragun.

Për dallim nga sondazhi paraprak i kësaj kompanie, ekziston një rritje prej 3% te Vetëvendosja dhe gjithashtu 3% te LDK-ja, ndërsa PDK-ja ka një rënie prej 2%.

Gjithashtu gazeta “Bota sot” merr vesh se ky sondazh është financuar nga një parti politike, por që për shkak të rezultatit të keq në sondazh, nuk e kanë publikuar fare në opinion, mirëpo ende nuk dihet saktë se a do ta bëjnë këtë./Botasot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *