Shukri Buja kërcënoj këtë zyrtar të LDK-së: Ose bëj çfarë të them unë, ose unë të vrasë

Publicisti Idriz Zeqiraj në një prononcim të tij për ‘Bota sot’, ka komentuar vendimin e gjykatës për ish kryetarin e komunës së Lipjanit, Shukri Buja.

Zeqiraj thotë se ai ëshë dënuar me vetëm tri vjet burg. Ndërkaq thotë se gjatë luftës ka kërcënuar ish deputetin e LDK-së, Adem Salihajn se ‘ose bëj çfarë të them unë, ose unë të vrasë’.

“Ish-kuadri i SHIK-ut dhe kryetari i komunës të Lipjanit, Shukri Buja, i cili, gjatë luftës, e kërcënonte kuadrin e LDK-së, Adem Salihajn, se “ose bëj çfarë të them unë, ose unë të vrasë”, nga 7 (shtatë) akuza që kishte, 5 (pesë) syrësh janë parashkruar, pa u gjykuar fare! Dy akuzat tjera janë shqyrtuar nga Gjykata Themelore dhe e ka dënuar me tre vjetë burg. Ka pasuar ankesa në Gjykatën e Apelit. Dhe, deri në përgjigjen e qëllimshme burokratike, do të parashkruhen edhe dy akuzat e mbetura”, thotë Zeqiraj./Bota sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *