A do të bashkëpunoj me PDK-në për rrëzimin e Qeverisë Hoti? Kurti jep lajmin e fundit
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, është shprehur pro bashkëpunimit me Partinë e Kadri Veselit për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, shkruan GazetaBlic.
Ai në Desk të KTV-së ka thënë se për këtë çështje edhe ka pasur kontakte mes këtyre dy partive.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me PDK-në për me rrëzua Qeverinë Koti. Shefat e grupeve parlamentare kanë pasur kontakte për ta rrëzuar Qeverinë Koti. Shqetësuese është se PDK-ja po frikësohet nga Presidenti. Qysh me bashkëpunu?”, ka thënë ai./GazetaBlic