Aksioni në Karaçevë: Ja për sa policë të lidhur me krimin raportohet se janë arrestuar

Ka përfunduar aksioni masiv i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Vetëm në Karaçevë janë arrestuar mbi 17 policë për lojëra ilegale te fatit, kontrabandim dhe trafikim me qenie njerëzore, mëson Radio Televizoni Publik i Kosovës.

Në këtë aksion kanë qenë të përfshirë mbi 250 policë.

Policët u mobilizuan sonte për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *