LVV për ‘Qeverinë Hoti’: 100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim

Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar e Qeverisë Hoti gjatë 100 ditëve të qeverisjes.

Ky subjekt politik konsideron se kjo periudhë ishte “100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”.

“Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar”, thuhet në reagimin e -së të postuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

“100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”, thotë LVV-ja.

Për kritika ndaj Qeverisë Hoti, LVV-ja ka nxjerr titujt e portaleve, lidhur me parregullsitë që e kanë përcjellë ekzekutivin e vendit gjatë kësaj periudhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *