Kosova nderon viktimat e sulmit të 11 shtatorit në SHBA

  1. Sot shënohet 19-vjetori i sulmit terrorist të 11 shtatorit në Nju Jork, që shembi Kullat Binjake, nga i cili sulm humbën jetën 2,996 njerëz në katër zona të ndryshme.

Për të nderuar viktimat e këtij sulmi dhe solidarizuar me popullin amerikan, sot në Kosovë mbahen disa aktivitete.

Kështu sot në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në , Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, do të vendosin kurora me lule tek pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit.

Edhe kryeministri i Kosovës në kujtim të viktimave të 11 shtatorit do të nderoj ato duke vënë kurora lulesh tek pllaka përkujtimore e 11 shtatorit në Prishtinë.

Poashtu, në nderim të viktimave të sulmit terrorist mbi kullat Binjake në SHBA, zjarrfikësit e Prishtinës bëjnë pastrimin e platos dhe vendosjen e flamurit të ri te shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente i ndezin alarmet në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *