Kosova pranon donacion të madh nga Fondacioni Soros: 1.5 milionë euro për blerjen e testeve PCR

Kosova ka pranuar një donacion në vlerë mjaftë të madhe nga Fondacioni Soros për blerjen e testeve PCR.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se ky fondacion për Kosovën ka ndarë 1.5 milionë euro

Në lidhje me këtë donacion, Zemaj është informuar në një takim që ka pasur sot me drejtorin ekzekutiv të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Luan Shllakun.

Postimi i plotë:

Donacioni i rradhës na vjen nga Soros.

Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare.

Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19

Gjithashtu falenderoj edhe kryeministrin z. Avdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke iniciar atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *