Gjini: Hoti ka të drejtë të nënshkruajë në emër të Kosovës – por jo në emër të partnerëve nëse nuk ndihen komod

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini ka thënë se përfaqësuesit e këtij subjekti, në delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, nuk u ndjenë komod, për shkak të çështjes së Ujmanit.

Gjini në Info Magazine deklaroi se kjo dhe ishte arsyeja e një acarimi të ndodhur të premtën e 4 shtatorit, meqë Kryeministri Hoti s’mund të nënshkruajë marrëveshje pa konsultuar partnerin e koalicionit AAK-në, njofton Klan Kosova.

”Në Shtëpinë e Bardhë ka ndodhur edhe diçka tjetër. Delegacioni serb për herë të parë i është ekspozuar në dokument një dokumenti propozim për njohjen e Kosovës”.

”Ka çështje të cilat neve na ngrisin një dro, siç ka qenë çështja e Ujmanit”.

”Kosova ka dalë prej një cikli të negociatave të pafundme pa një efekt real të marrëdhëniet mes dy vendeve”.

”Kurdo që vendet negociojnë me një vend tjetër, gjithmonë synohet që të krijohen rrethanat e një konsensusi sa më të madh që të jetë i mundshëm”.

”Ne nuk po negociojmë tarifa të energjisë, por çështje që janë jetike për Kosovën. Të gjithë kanë nevojë të kenë informacion”.

”Shumë prej nesh kanë kaluar në faza problematike të historisë së re të Kosovës. Ne kemi kujtimet shumë të freskëta prej proceseve shumë të rëndësishme”.

https://youtube.com/watch?v=vpDTuxdJySI%3Ffeature%3Doembed

”Kanë shkaktuar probleme për Kosovën. Ne jemi tepër të interesuar që Qeveria Hoti, të jetë e suksesshme në këtë proces. AAK është e interesuar që Qeveria të jetë e suksesshme për hir të Kosovës”.

”Asnjë marrëveshje nuk mund të jetë valide, nëse nuk ka konsensus maksimal. Kryeministri Hoti e ka të drejtën të nënshkruajë në emër të Kosovës, por duhet ta kuptojë që atje nënshkruan edhe në emër të AAK-së”.

”Është e pamundshme të nënshkruash në emër të partnerëve nëse partnerët nuk ndihen komod”.

”Ne kemi besuar në atë kohë që nuk bënë të nënshkruhet marrëveshja tripalëshe për Ujmanin. Ne jemi të gatshëm që të dakordohemi me SHBA-të për gjithçka, por nuk ndihemi komod nëse për një pjesë të territorit të Kosovës, të koordinohemi me Serbinë”.

”Unë nuk besoj që me garancën amerikane, Ujmani do të ishte cenuar. Por do të kishim rrethana problematike për çfarëdo situate që do të ndodhë të ardhmen. Edhe në këto rrethana, nganjëherë duhet të luftohet pak më shumë për pozicion të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *