Thaçi flet për vizat: Nëse s’do kishim parti që hedhin gaz lotsjellës, sot do ta kishim liberalizimin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, kësaj radhe për shkak të mosliberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian.

Thaçi është shprehur në Top Channel se nëse nuk do të hidhej gaz lotsjellës në Kuvend (duke aluduar në Vetëvendosjen), vizat do të hiqeshin para dy vitesh, njofton Klan Kosova.

”Është e drejtë që duhet të na bëhet kritikë”.

”Në qoftë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat”, ka deklaruar Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *