Avni Spahiu: Njohja nga Izraeli meritë e Donald Trump – nuk pres acarim të skajshëm nga Turqia

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në Turqi, Avni Spahiu, ka folur lidhur me marrëveshjen e fundit për të cilën u dakorduan Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë.

Spahiu është shprehur për Klan Kosovën, se njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli, është e një rëndësie të veçantë dhe i jep një pozicion të rëndësishëm vendit në arenën ndërkombëtare

”Është një ngjarje që e kemi pritur gjatë kohë, që nga shpallja e pavarësisë nga viti 2008-të e më vonë”.

”Më kujtohet si ambasador në Washington jemi takuar shpesh me përfaqësues të shtetit izraelit për të kërkuar këtë njohje e cila tani erdhi me ndërmjetësimin apo kontributin e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara, apo Presidentit Donald Trump”.

Më tej ai pohon se nuk pret që hapja e një ambasade në Jeruzalem, të ketë efekt të rëndë në raportet mes Kosovës e Turqisë, njofton Klan Kosova.

”Ky akt i Kosovës, nuk drejtohet kundër asnjë vendi, aq më pak kundër palestinezëve, apo vendeve arabe, islamike e të tjera, por ka të bëjë me raportet midis dy vendeve – të cilat kanë të drejtë legjitime të vendosin se ku do të hapin ambasadën”.

”Kështu që pres reagime sikurse edhe nga Turqia edhe nga vendet tjera që na kanë njohur, por nuk pres ndonjë acarim të skajshëm që do të rrezikonte raportet miqësore siç kemi me Turqinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *