Deklarohen Hoti e Vuçiqi, zotohen t’i dyfishojnë përpjekjet në dialog

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah dhe presidenti i Serbisë, Aleksander , janë zotuar të dyfishojnë përpjekjet e tyre në dialogun e ndihmuar nga -ja.

Në një deklaratë të përbashkët në emër të tyre të lëshuar nga BE-ja para takimit në Bruksel sot, është thënë se të dy palët e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe të vazhdohet dialogu.

“Në rastin e vazhdimit të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti, ia kanë konfirmuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri/zëvendës-presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe të vazhdohet puna në dialogun e ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, që është element kyç i rrugëve të tyre në BE. Po ashtu u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtim të mëtejshëm në BE në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse. Në këtë drejtim, dokumentet e firmosura në Washington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me dialog që kanë marrë dy palët, do të mund të ofrojnë një kontribut të dobishëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën e postuar nga BE-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *