Aksident tragjik në fshatin Orllat, vdes një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Orllat.

Nga ky aksident, fatkeqësisht e ka humbur jetën një person

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi ka dhënë detaje nga aksidenti.

“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Orllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *