Mbi 4 milionë të infektuar me koronavirus në Indi

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në ka kaluar 4 milionë, të shtunën.

Me popullsinë prej afër 1.4 miliardë banorë, shifrat e lartë të të infektuarve nuk po shihen si befasuese për ekspertët. Përgjigja e vonshme që i dha vendi virusit, çoi në izolim të vrazhdë vetëm në muajin mars. Për më shumë se dy muaj ekonomia mbeti e mbyllur, ndërsa punonjësve shëndetësor u dha mundësia të përgatiten për më të keqen, shkruan AP.

Por, duke parë çmimin nga mbyllja, autoritetet kishin vendosur që të hapin bizneset dhe aktivitetet e përditshme.

86,432 rastet e reja kanë çuar në totalin prej 4,023,179. Janë shënuar edhe 1,089 të vdekur në 24 orët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *