Mbi ​3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Prej 13 marsit kur edhe u paraqitën rastet e para të infektimit me koronavirus e deri më tani, numri i rasteve të infektuarve ka shkuar në 13 mijë e 791, ndërsa 10 mijë e 113 persona kanë arritur që të shërohen nga .

Ndërsa për shkak të infektimit me këtë virus, deri sot në kanë vdekur 548 presona.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, 3 mijë e 130 janë raste aktive.

E gjatë së enjtes IKSHPK njoftoi se rastet e reja të të infektuarve me COVID-19 për 24 orëshin e fundit ka qenë 78, ndërsa i të shëruarve 190.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130”, thuhet në raportin 24 orësh të IKSHPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *