Vetëvendosje rreshtohet me Sami Lushtakun kundër Bekim Jasharit

Kanë mjaftuar 24 orë që Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj të fillojnë bashkarisht një betejë politike kundër kryetarit të kësaj komune, Bekim Jashari.

Dega e PDK-së në Skenderaj e udhëhequr nga Sami Lushtaku në njërën anë dhe Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër kanë filluar në të njëjtën kohë sulmet politike ndaj kryetarit të komunës, Bekim Jashari.

 

Pas dëgjimit buxhetor të këtij viti ku u prezantuar nga qeverisja aktuale obligimet e borxhit prej 1.5 milionë eurosh nga qeverisja e kaluar e Sami Lushtakut, ka bërë që dega e PDK-së në Skenderaj të reagojë ashpër ndaj këtyre deklaratave.

“Për PDK-në, dega në Skenderaj është i papranueshme deklarimi në këtë raport, citim: ”obligimet financiare të pakryera që kam trashëguar nga ish qeverisja në shumën prej 1.5 milionë” – thuhet në reagimin e PDK-së.

Sulme politike brenda 24 orëve kryetari Jashari mori edhe nga dega e LVV në Skenderaj, e cila ka ironizuar me premtimin e kryetarit të komunës së Skenderajt, për Parkun e Biznesit në Marinë.

Ndaj këtyre sulmeve ka reaguar edhe kabineti i kryetarit Jashari, i cili ka sqaruar opinionin publik se të gjitha deklaratat e Kryetarit Jashari, të prezantuara në dëgjimin buxhetor për vitin 2021(të mbajtur me datë 26.08.2020), në lidhje me borxhin e trashëguar janë të vërteta dhe argumentohen me dokumente konkrete, në mesin e tyre të lëshuara edhe në emër të ish Kryetarit të komunës së Skenderajt, në të cilin dokument konfirmohet se që nga vitit 2015 ka borxhe të pa paguara (dokumenti i bashkangjitur).

“Për të bërë dallimin mes keq qeverisjes së ish Kryetarit Lushtaku dhe qeverisjes së mirë të Kryetarit Jashari tregon fakti që në kohën e Kryetarit Lushtaku, me buxhet të komunës, një km ujësjellës ka kushtuar rreth 30 mijë euro, kurse në kohën e qeverisjes së Kryetarit Jashari, falë bashkëpunimit të sinqertë dhe transparent me donatorë, me financimin e Qeverinë Zvicerane në projektin e ujësjellësit në 10 fshatra, një km ujësjellës ka kushtuar 10 mijë euro, pra 3 herë më lirë. Kjo tregon se sa e ka kursyer ish Kryetari Lushtaku paranë publike.” – thuhet në reagimin e komunës së Skenderajt.

Në gjithë këtë situatë është për tu befasuar se Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, pozojnë se bashku me Bekim Jasharin kurse degët e tyre mundohen të luajnë role opozitare në këtë komunë./Veriu.Info./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *