Emra markash e tradicionalë: Këta janë emrat interesant të 6 fëmijëve të Pacollit

Behgjet Pacolli, sipërmarrës dhe politikan kosovar, nga Prishtina. Ai është i martuar me rusen Masha Pacolli, dhe ka 6 fëmijë, shkruan Gazeta Metro.

Emrat e fëmijëve të Behgjet Pacollit janë interesant, duke qenë se emri që ai i ka lënë djalit Isë, një emër tipit i shqiptarëve ndër breza, është shumë ndryshe me Armanin, emër ky i një marke të njohur veshjeje.

 

Pacolli ka 6 fëmijë e ata janë Arbresha, Selena, Hana, Isa, Diari dhe Armani.

Një kapitull të rëndësishëm në jetën e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli, zënë edhe gratë. Ai në librin e tij autobiografik shkruan se ka 6 fëmijë nga lidhje pasionante me gra të ndryshme, por veçon lidhjen zyrtare me këngëtaren italiane, me origjinë shqiptare, Ana Oxa dhe më pas me gruan ruse, me të cilën jeton dhe ka dy fëmijë./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *