Deputeti i LDK-së: Vit i mbrapshtë, më shumë shkruamë ngushëllime sesa urime

Haxhi Avdyli, shkaku i pandemisë e ka vlerësuar vitin 2020 si vit të mbrapshtë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, shkaku i pandemisë COVID-19 e ka vlerësuar vitin 2020 si vit të mbrapshtë.

Ai ka theksuar se 2020-ta është vit i mbrapshtë edhe për politikën kosovare.

Postimi i tij i plotë:

Viti 2020 viti mbrapshtë ku më shumë shkruamë -Ngushllime sesa Urime.

Vit i mbrapshtë ku izolimi u bë sinonim i mbijetesës e distancimi social mes nesh u rrit si asnjeherë më parë. Qytetarët më sdo pyesin sa fitoi ai po a mbijetoi muajin apo falimentoi.

Ky vit mbetet i mbrapshtë edhe për politikën Kosovare, ku vullneti i votuesit u vendos në pazar tavolinash e marreveshjet u bënë nën tavolina .

Acarimi politik mes partish u vulos nga virusi i përqarjeve politike e distancimi nga vlerat demokratike .Ky vit i mbrapshtë do kujtohet edhe si vit kur vijat e kuqe aleancash te vendosura në letra u zverdhën në prapaskena partneritesh të fshehura.

Dhashtë zoti që ky vit i mbrapshtë të mbaroi sa më shpejtë e ti kthehemi vlerave të mirefillta.

Ti kthehemi komunikimit normal, dashurisë e respektit, mbajtjes së premtimit , e sinqeritetit, e me qytetarin të afrohemi e të shikohemi në sy pa drojë nga virusi e shkelja e besimit të tyre në ne nga lojrat që ndodhën.

Unë jam optimist siq 2020, ky vit mbrapshtë do mbaroi edhe ditët e rikthimit në vlerat e mirëfillta do vijnë. Pas çdo nate sa do errët që është, vie dita edhe më ndritshme.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *