Melania Trump/ 7 shprehjet më të çuditshme e qesharake të thëna prej saj

Zonja e parë foli dje në mbyllje të konventës elektorale republikane, në një fjalim ku ofronte simpati për luftën kundër koronavirusit dhe bëri zotime për harmoninë racore në vend.

Megjithse zakonisht ajo eviton vëmendjen, dje lexoi fjalimin për një audiencë të vogël në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, ku ishte dhe bashkëshorti i saj.

Ajo lavdëronte këtë të fundit duke e përshkruar si dikush që “nuk e fsheh atë që mendon për gjërat”.

“Ndershmëria totale është ajo që qytetarët meritojnë nga presidenti i tyre. Nëse ju pëlqen apo jo, ju gjithmonë do ta dëgjoni me zë atë që ai mendon në kokë”, tha mes të tjerash Melania.

Por megjithse fjalimi i saj kësaj radhe ishte disi i balancuar, Melania ka thënë mjaft gjëra të çuditshme në të kaluarën. Ja cilat janë disa nga ato më të paharrueshmet …

1. Insiston se i bën gjërat “vetë”; Duke folur në një event në 2016 mbi prindërimin e djalit të saj 10-vjeçar Baron, Melania tha: “Nuk kam nevojë për ‘babysitter për djalin. Unë kam vetëm një shef kuzhine, një asistente dhe asgjë më tepër”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *