Gjendet një grua e pa jetë në Kamenicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një viktimë femër në shtëpinë e saj në Kamenicë, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24-orësh të policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.