COVID-19 shtyn Samitin e Davosit në fillim të verës së ardhshme

“Forumi Ekonomik Botëror () ka vendosur këtë pasdite të riprogramojë takimin e përvitshëm të 2021-shit në Davos në fillim të verës së ardhshme”, deklaroi një zëdhënës i WEF-së, Adrian Monck, duke shtuar se ekspertët janë të mendimit që nuk ishte i mundur organizimi i forumit në mënyrë të sigurt në muajin janar.

Monck nuk dha një datë të saktë për mbajtjen e forumit, megjithatë ai sqaroi se programi me nivel të lartë i quajtur “Dialogët e Davosit”, ku liderë globalë të rëndësishëm do të paraqesin opinionet e tyre mbi gjendjen ekonomike në botë, do të realizohet virtualisht më datë 25 janar 2021.

i Davosit pret çdo vit 3.000 biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rreth 120 vende të botës./trt.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *