Barcelona nuk dëshiron të i largohet Messi

Drejtori Sportiv i Barcelonës, Ramon Planes tha se ata nuk dëshirojnë të largohen nga futbollisti argjentinas Lionel Messi, i cili dërgoi një faks në klub përmes zyrës së avokatit të tij për të kërkuar të largohej, transmeton Post.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në promovimin e transferimit të ri të Barcelonës, Francisco Trincao, Planes tha për kërkesën e Messit për t’u larguar, “Ky është me të vërtetë një lajm i rëndësishëm, por ne nuk mendojmë se Messi largohet nga ekipi në asnjë mënyrë, sepse ne duam që ai të qëndrojë. Ne duhet të flasim me shumë respekt nga Messi. sepse është më i miri në botë dhe në historinë e futbollit”, tha ai.

Barcelona do ta kalojë këtë periudhë të vështirë dhe do të kthehet fuqishëm si në të kaluarën.

Ne duhet të luftojmë që Messi të vazhdojë tek ne. Kjo çështje është shumë e rëndësishme. Dhe mu për atë që është e rëndësishme, ne duhet të punojmë për të gjetur zgjidhjen më të mirë”, tha drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *