Moti sot dhe gjatë javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), bënë të ditur se gjatë javës së fundit të gushtit do të mbretëroj mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë, në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Siç njofton , Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *