Haradinaj: Jam meritor për përafrimin e dy krahëve politik të pasluftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush thotë se “nuk kam dashtë me i ndihmua ndarjes së mëtejme të shqiptarëve dhe acarimit të marrëdhënieve të brendshme në . Kam pas dëshirë të jap opsione tjera që mos të shkojmë kah barikadimi, kah ndarja e popullit në atë kohë”.

“Vlerësova në atë kohë se më mirë është me i dhanë Kosovës një qeveri dhe institucione të shumicës shqiptare, por dhe një bashkëpunimi me LDK-në dhe Presidentin Rugova”, ka deklaruar Haradinaj për Indeksonline.

Nëse e konsideron veten meritor për përafrimin e dy krahëve politik të pasluftës, Haradinaj pa modesti përgjigjet pozitivisht.

“Besoj që po. Besoj që është një kontribut i madh ajo që kam bërë atëkohë. Për atëkohë ka qenë revolucionare, tani është ndryshe, por atëkohë ka qenë revolucionare”.

Haradinaj ka qenë bashkëpunëtor i Presidentit historik Ibrahim Rugova pas zgjedhjeve të vitit 2004 ku atëkohë ishte emëruar kryeministër i qeverisë së atëhershme të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *