Mbi 4 mijë lindje u kryen në Gjinekologjinë e QKUK-së në 6 mujorin e parë të këtij viti

Nga 1 janari i këtij viti e deri në fund të muajit qershor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK janë kryer gjithsej 4 mijë e 371 .

Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, i cili tha se në mesin e këtyre lindjeve, 19 kanë qenë të verifikuara me .

Sipas Ismajlit, ka pasur raste edhe kur shtatëzënat pas lindjes janë shëruar.

“Që nga 1 janari e deri më sot kanë qenë 4 mijë e 371 lindje. Numri i lindjeve të verifikuara me COVID-19 kanë qenë të verifikuara 19 të cilat e kanë përfunduar lindjen. Ka pasur numër më të madh të lindjeve shtatzëna të cilat kanë lindur në momentin kur ka përfunduar lindja e kanë kaluar Coronavirusin kanë qenë të shëruara”, tha ai.

Në këtë periudhë sipas tij, për shkak se është ndërprerë puna e reparteve në Ferizaj dhe Vushtrri, kanë pasur një fluks të madh të pacienteve.

Por sipas drejtorit me një angazhim të stafit të kësaj klinike ia kanë dal që ta menaxhojnë situatën pa asnjë problem, raporton EO.

“Disa spitale regjionale kanë ndërprerë aktivitetet, psh ai i Ferizajt dhe i Vushtrrisë, për këtë arsye kemi një fluks më të madh të pacientëve edhe nga regjionet…Duke pasur parasysh numrin e madh të pacientëve dhe mjekëve sepse Klinika e Gjinekologjisë i ka 300 punëtorë shëndetësorë mund të them që ia kemi dalë të mbrohemi nga koronavirusi”./b.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *