Maskat ‘ulin’ kërkesën për buzëkuq e make-up në vend; Si po e ndryshon pandemia biznesin e kozmetikës

Mbajtja e detyruar e maskave apo puna nga shtëpia po e ndryshojnë tërësisht biznesin e kozmetikës ne vend. Shitjet për produktet e makijazhit dhe parfumeve janë përgjysmuar, ndërsa ato të kujdesit personal dhe detergjentëve u rritën 30%. Lyerja e flokëve po bëhet shumë edhe në shtëpi. Të dhënat e doganave për importet e parfumeve, produkteve të makijazhit e bojërave e konfirmojnë tendencën.

Pandemia ndryshoi sjelljen e pothuajse gjithë shqiptarëve. Dy muaj, shumica ishin të mbyllur në shtëpi. Edhe tani, shumë të punësuar kalojnë më shumë kohë në shtëpi, teksa punojnë online. Dasma, festa të tjera dhe party nuk ka më. Veshjet dhe stili i jetesës po orientohen gjithnjë e më shumë drejt prakticitetit. Maskat në ambientet e mbylluara janë tashmë me detyrim. Atëherë për çfarë duhet make-up, apo buzëkuqi?

Kjo stiatë ka riformatuar në mënyrë drastike raportin e blerjeve për produktet e bukurisë te shqiptarët. Nëse para , shitjet në treg ishin të ndara 65% për produktet e make-up-it dhe 35% për ato të kujdesit personal dhe të pastrimit të shtëpisë, pas izolimit, ndryshoi tendenca e popullatës. Drejtoresha e Përgjithshme e Shitjeve në kompaninë “Farmasi Albania”, pohon për “Monitor” se aktualisht tregu ndahet: 65% e shitjeve janë për produktet e higjienës, kujdesit personal, detergjentët dhe 35-40% për ato të makijazhit.

Kjo tendencë konfirmohet dhe nga të dhënat zyrtare. Importet e produkteve të makijazhit kanë rënë me 6,5% me bazë vjetore për 6-mujorin, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Pas një ecurie me rritje dyshifrore për dy muajt e parë të vitit, tendenca ndryshoi tërësisht pas fillimit të karantinës. Rënia ishte mbi 30% në mars e prill dhe 19% në maj. Vetëm në qershor, pasi karantina përfundoi, importet e këtyre produkteve iu rikthyen rritjes prej 24%./n.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *