Lajm i trishtë nga Shtëpia e Bardhë, ndërron jetë vëllai i presidentit Donald Trump

72-vjeçar i Presidentit amerikan , Robert S. Trump vdiq në spitalin ku u dërgua të premten, përcjell Post.

Sipas mediave amerikane, vëllai 72-vjeçar i Presidentit amerikan Donald Trump, shëndeti i të cilit është përkeqësuar që nga muaji i kaluar, ka ndërruar jetë.

Të premten në mbrëmje, Presidenti Trump vizitoi vëllain e tij, i cili u dërgua në Spitalin Presbyterian në New York, në , duke thënë “Ne jemi duke kaluar një kohë të vështirë”.

Trump, i cili bëri një deklaratë të shkruar për vdekjen e vëllait të tij, tha: “Me trishtim të madh ju njoftojmë se, Roberti vëllai im i mrekullueshëm sonte vdiq.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, por edhe shoku im më i mirë. Do të na mungojë shumë, por do të takohemi përsëri një ditë.”

 

Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë nga autoritetet në lidhje me shkakun e saktë të vdekjes së .

Robert Trump është i njohur për publikun amerikan për mbështetjen e tij ndaj vëllait të tij Donald Trump, i cili është 2 vjet më i madh se ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *