Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë shkon mbi Mbi 6 mijë
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 45 raste me 168 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Ndërsa 2 mijë e 675 raste me koronavirus janë ende aktive.
Deri më sot, janë testuar 31 mijë e 956 persona të dyshimtë për virusin Covid-19.
Gjithsej 144 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Dje janë shëruar edhe 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3 mijë e 226 raste.