Ish-Kryetari i rinsë së Nisma në Drenas merr në AAK edhe një grup nga Nisma!
Ditë me parë nga Nisma Socialdemokrate u largua kryetari i rinisë së Nismes në Drenas Edmond Thaçi së bashku me antaret e kryesise,ndersa sot ja mori edhe një grup nga fshati Terstenik,ku së bashku me deputetin Shala dhe Kryetarit të AAK-së Haradinaj i uruan mirësëardhje në AAK përcjell Al-Press.online
Ja postimi i Haradinaj në Fb:
Aleanca është bërë adresë e aderimeve nga rinia. Përkrahja që ne i kemi dhënë vazhdimisht përfshirjes së rinisë në vendimmarrje, ka krijuar një energji pozitive drejt fuqizimit të organizatës sonë.
Sot prita të rinjtë nga Tërsteniku i Drenasit, që kanë vendosur të rrugëtojmë së bashku në AAK.
I sigurova për përkrahjen time të vazhduar, në angazhimin e tyre në proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të mirëqenies së qytetarëve.