Kah po shkon PDK-ja në Drenas?!

 

Partia Demokratike e Kosoves, si parti shtet-ndertuese dhe shtet-formese, si duket me disa gjera po e ndryshon kahjen qe ni kohe!
Ajo njihet si parti qe i ka perkrahur gjithmone aktivistet e saj, por tani jemi deshmitar te disa raste viteve te fundit sidomos, kur disa indivit te cilet ne momentet kritike i dolen kunder PDK-se, sot po ata persona tentojne te kapin pozita udheheqese brenda partis por edhe brenda udheheqjes komunale, qe udhehiqet nga Ramiz Lladrovci,përcjellë Al-Press.Online

Siç duket kjo po ndodh me perkrahjen e Kryetarit te Komunes se Drenasit z.Lladrovci, pasi qe ai ju ka besuar udheheqjen e disa Drejtorive njerezve qe i kishte kunder me pare, siç bie fjala me Egona Jetullahun, e cila ishte kadidate per Asamble nga radhet e Vizionit per Drenas, e qe udhehiqej nga Xhavit Drenori, por me pas ajo u largu nga aty per t’u bere Drejtoresh ne udheheqjen e Ramiz Lladrovcit dhe e cila keto dite po synon postin e Nenkryetares se PDK-se ne Drenas! Po keshtu ndodhi edhe me Endrit Gllareven nga Vizioni i Drenorit, i cili hyri ne Asamble, por me pas dhe doreheqje nga aty, per te kaluar ne PDK e mandej per t’u bere Drejtor ne udheheqjen e Lladrovcit!

Shume aktivist te PDK-se pyesin a vertete spari duhet dalur kunder PDK-se, per t’u bere Drejtor ne udheheqjen e Ramiz Lladrovcit, sepse kontributi i tyre brenda Partis Demokratike nuk po vlersohet ?!

Po ashtu ata aktivist pyesin edhe per punesimet qe behen ne Institucionet Komunale, ku vlen te theksohet punesimi i gruas se Sokol Bylykbashit,i cili eshte Asambleist i VV-se, si dhe punesimi i gruas se Petrit Sinanit i cili ishte Asambleist i AKR-se dhe qe si duket kaloni ne PDK per t’ju punsuar gruaja nga Ramiz Lladrovci!
Keto avansime e punesime nuk do te ndalen me kaq, por si duket do te vazhdojne te ndodhin prap, perderisa PDK-ja hesht dhe nuk reagon per ti ndaluar!

Por, duhet patur parasysh qe keshtu nuk i behet nder as PDK-se e as shtetit.

Prandaj, pyetje shtrohet deri kur do te vazhdoje keshtu ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *