Edhe sot dita e tretë, vazhdon intervistimi i presidentit Thaçi në Hagë

Rreth 12 orë brenda dy ditësh, presidenti i vendit është intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ndryshe nga dita e hënë kur presidenti Thaçi pas intervistimit 6 orësh , u deklarua shkurt për media, mbrëmë ai nuk u deklaruar fare pas daljes nga instervistimi.

Ende nuk dihet se si ka shkuar përveç që mësohet se do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Intervistimi i Thaçit do të vazhdojë në orën 13:00.

Kujtojmë se më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *