Hoti në konferencë në orën 16:00
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbajë konferencë për media.
Sot ka filluar edhe takimi për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi mbahet nëpërmjet videolidhjes sipas njoftimit të EEAS dhe ka filluar në ora 10:00. Në takim gjithashtu marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.