HAXHI SHALA E THYEN NISMA’N EDHE NË PRIZREN

Shokë në luftë, e këtë shoqëri Fatmir Limaj e Haxhi Shala e mbajtën edhe pas luftës së fundit në Kosovë. Rrugën politike e bënë bashkë, por kjo rrugë politike u nda, tashmë dy këta do të jenë rival politikë.

Ndarja e rrugëve në kohë paqe mes dy ish-bashkëluftëtarëve nuk ishte veçse një largim, kjo meqë shkaktoi edhe telashe në partinë e Limajt.

Pas largimit të deputetit Shala nga Nisma, Shalës i kanë shkuar pas edhe shumë figura të rëndësishme të NISMA’s, kështu Haxhi Shala mori pas vetes edhe kryetar të degëve, antar të kryesisë qëndrore, kryetar të rinive në degë të ndryshme dhe antar e simpatizant të shumtë.

Të premten së bashku me Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj,i’u uruan mirësëardhje kryetarit të rinisë së Nisma Socialdemokrate në Drenas Edmond Thaçit një ndër me të fuqishëmit në atë subjekt i cili i’u bashku AAK-së së bashku me kryesinë dhe të gjitha nëndeget.

E sonte duket se u godit dega e NISMA’s Socialdemokrate në Prizren, ku kryetari i nëndegës së Korishës, Besnik Bobaj, deklaroi se do të vazdojë rrugtimin politik me Haxhi Shalën.

Ky është postimi i plotë:

“Gjithmonë veq me qet burrë ka me kon, ka shkon ky NA… mas tij…
E sa për dorheqje ska nevojë me folë…prej krejt pozitave politike jap dorheqje si kryetarë i nëndegës së NISMËS..fsh..Korishë dhe anëtarë i kryesisë në Prizren..
Ju prift e mbara ata që mirren me politikë…
Suksese..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *