Zëvendëskryeministrja me tetë këshilltarë politikë,njëri ndër ta nipi i Fatmir Limaj ,në këtë kabinet ka vetëm dy gra

Nga gjithsej tetë këshilltarë politikë të emëruar në kabinetin e Zëvendëskryeministres Albulena Balaj- Halimaj, vetëm dy prej tyre janë gra.
Në kabinetin e Zëvendëskryeministres  e cila vjen nga partia Nisma Socialdemokrate janë emëruar si këshilltarë politikë Luan Maloku, Linda Bytyqi, Leotrim Berisha, Fehmi Hysenaj, Sami Hajdaraj, Hajrije Gashi , Agim Caka si këshilltar i jashtëm politik, dhe Endrit Zabergja, po ashtu këshilltar i jashtëm politik.

 

KALLXO.com sot raportoi se edhe kabineti i zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj përbëhet nga vetëm një grua në pozitën e këshilltares politike.

Në total, për katër zëvendëskryeministrat e vendit dhe për kryeministrin Hoti, janë emëruar 44 këshilltarë politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *