Heldt: Në fokus do të jenë pandemia, dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave

të mërkurën ka marrë përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane, , ka thënë se tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike për ta ndihmuar BE-në të përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Kalimi i presidencës së Këshillit të BE-së nga te Gjermania është shënuar edhe në Kosovë përmes një paraqitjeje online të shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ambasadores kroate, Danijela Barisiq, dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Ky i fundit ka thënë se janë tri çështje që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë. “ Tri çështje të mëdha që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë, përveç temave të përgjithshme të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, sfidat e pandemisë, me Serbinë dhe liberalizimi i vizave”, ka thënë Heldt.

Sa i përket marrjes së presidencës së BE-së nga Gjermania, Heldt ka thënë se nuk do të mund të bëjë gjithçka, por se do ta kenë prioritet situatën me pandeminë me moton “bashkë për rikuperimin e Evropës”.

“Efektet kanë qenë të tmerrshme për BE-në në përgjithësi. Qëndrojmë pas asaj që t’i sjellim shoqëritë dhe ekonomitë prapë në këmbë. Ne duhet të gjejmë përgjigje për gjeneratën e ardhshme për të siguruar një të ardhme të mbarë”, ka theksuar ambasadori gjerman , shkruan KOHA Ditore. Sipas tij, do të ballafaqohen me sfida edhe për shkak të pasojave nga koronavirusi, me çështjet globale si ndryshimi i klimës, konfliktet dhe siguria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *