Leyen: Dialogu Kosovë- Serbi do të fillojë së shpejti në Paris, ‘Së bashku me kancelaren Merkel, dhe Presidentin Macron’

Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e Serbia, përcjell Kosova Post

Ka qenë „diskutime të mira”, është shprehur von der Leyen pas takimeve të veçanta që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në selinë e Komisionit Europian në Bruksel, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Von der Leyen theksoi në bisedimet me të dy partnerët nga rajoni nevojën e rifillimit të dialogut, bëri të ditur të premten zëdhënësja e saj, sipas dpa. Dialogu Kosovë-Serbi ka ngrirë nga fundi i vitit 2018. Një përpjekje e qeverisë amerikane nën Donald Trump për bisedime më 27 qershor në Uashington, por duke e anashkaluar BE, dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë akuzoi

Ndërkohë Franca dhe janë shprehur, se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti. “Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, ka shkruar të premten ambasada e Francës në Kosovë në  ‘Twitter’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *