Humbë jetën një vajzë 13 vjeçare në një pishinë të Lipjanit
Një vajzë e moshës rreth 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë të Lipjanit.
Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Daut Hoxha, ka konfirmuar lajmin për “Zeri.info”.
“Policia ka pranuar një informatë se sot pasdite një femijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç, dyshohet se ka qenë duke u larë në një pishinë në një fshat të Lipjanit (Baicë), dhe e njejta është sjellur në qendrën e mjeksisë familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.