Peter Beyer: Nuk përjashtohet mundësia që në Kosovë të tentohet shfuqizimi i Speciales

Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, , tha në një prononcim për DW se akuzat ndaj krereve te -se janë hap pozitiv drejt pajiimit.

Deputeti gjerman i Unionit Kristiandemokrat, Peter Beyer, tha për DW se Prokuroria Speciale nuk akuzon UÇK-në, por disa individë të saj dhe i bën thirrje Kosovës të mbështesë Gjykatën Speciale në Hagë.

“Të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është në bankën e të akuzuarve këtu, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e  UÇK-së janë të padiskutueshme”, tha ai.

Ky zhvillim aktual duhet të shihet si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është ne rrugën e shtetit kushtetues funksionues. Pajtimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës – pavarësisht se kush i ka kryer –  dhe ndiqen ose dënohen në përputhje me të drejtën. “ dhe Prokurorët e saj luajnë këtu një rol vendimtar dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në dhe partnerët evropianë.”

Beyer u bëri thirrje organeve ligjvënëse  në Kosovë që të mos e tërheqin bazën ligjore të Gjykatës Speciale:

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të bëhen përpjekje për tërheqjen e bazës ligjore për Gjykatën Speciale. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen me gjithë qartësi në qasje. E njëjta vlen edhe për heqjen dorë nga imuniteti i Parlamentit. Çdo gjë më pak do të ishte fundi i besueshmërisë së elitave politike kosovare në rrugën drejt Evropës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë merituar këtë. E vërteta dhe vërtetësia është ajo që kanë pritur për një kohë të gjatë njerëzit në Kosovë.”

Peter Beyer është  raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe Koordinator i Qeverisë Gjermane në marrëdhëniet transatlantike. /DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *