Çfarë thotë Nurellari për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit?

Dorëzimi i aktakuzave të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të vendit dhe ish-kreyparlamentarit vazhdon të mbetet çështje debati.

Lidhur me këtë, , këshilltar i kreut të PDK-së, ka folur nëse shefi i tij e ka menduar dorëheqjen pas këtyre zhvillimeve dhe sipas tij këto janë përpjekje e ulët për rishikim të historisë.

”Së pari nuk ka një aktakuzë nga Gjykata Speciale”.

”Dorëheqjen e mendon dhe e gjykon në vetëdijen e tij, zoti Veseli. Ai nuk është i detyruar ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

”Ne e shikojmë këtë përpjekje të ulët për ta rishikuar historinë, një përpjekje e ulët për ta barazuar xhelatin me viktimën”.

”Ky është kërcënim mbarëkombëtar që na bëhet dhe cënim i drejtëpërdrejtë i identitetit tonë kombëtar”.

Megjithatë ai në Open të Top Channel tha se nuk ka ndonjë arsye që Kadri Veseli të dorëhiqet nga pozita e drejtuesit të PDK-së.

”Por unë them se nuk ka asnjë shkak dhe arsye për të dhënë dorëheqjen”, njofton klan kosova. ”Lufta e UÇK- së është e drejtë. Për këtë biem dakort të gjithë, vetëm ato që nuk kanë vetëdije kombëtare”, deklaron ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *