Shahini: UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare
Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka dalë në mbrojtje të Luftës Çlirimtare në Kosovë, pas aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të dy figura qendrore të UÇK-së.
Për më tepr Shahini në një postim në Facebook, ndër të tjera shkruan se ‘UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare dhe mishërimi i përpjekjes për liri’.
“Ajo është themeli i Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për të cënuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë”, ka shkruar Shahini.