KE: Tarifat amerikane, ‘shumë dëmtuese’

Komisioni Evropian (KE) vlerësoi se tarifat ndëshkuese të cilat ShBA-të synojnë t’i vendosin ndaj importeve evropiane, do të jenë ‘shumë dëmtuese’.

ShBA-të kanë bërë të ditur që po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së tarifave me vlerë mbi 3,1 miliardë dollarë amerikanë për produktet evropiane, si pjesë e mosmarrëveshjes që përfshin kompaninë evropiane të prodhimit të aeroplanëve “Airbus” dhe atë amerikane “Boeing”.

ShBA-të dhe BE-ja kanë debatuar për vite me radhë për subvencionet ndaj “Airbus”-it, dhe vjet OBT-ja e autorizoi ShBA-në që të vendosë deri në 7,5 miliardë dollarë amerikanë tarifa mbi mallrat evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *