Edhe kjo ndodhë,mori vetem 500 vota në zgjedhje parlamentare,Nisma e banë këshilltare!!

Ish-Kandidatja për deputete nga rradhët e Nisma Socialdemokrate Hajrije Gashi nga Drenica e cila në zgjedhjet e fundit mori 530 vota ,një shifer sa e një asambleisti dhe largë asaj për deputete,është shpërblyer nga Nisma e  Fatmir Limaj në postin e këshilltares së Zv.Kryeministres Albulena Balaj-Halimi,njofton Pronto Press

Ja njoftimi i sajë në Facebook për marrjen e pozites së këshilltares:

Të dashur miq,
Të nderuar qytetarë dhe përkrahës të Nisma Socialdemokrate

Sot, fillova punën si këshilltare e Zëvendëskryeministres nga radhët Nismës Socialdemokrate Albulena Balaj-Halimaj, gjë që dua të falënderoj Nismën Socialdemokrate për mundësinë e dhënë.

Falënderim liderëve të NSD-së z.Fatmir Limaj dhe z.Jakup Krasniqi, të gjithë bashkëpunëtorëve në Nisma dhe znj. Balaj Halimaj që besuan në punën time dhe kontributin tim për Nisma-n dhe tash edhe për vendin në kuadër të detyrës së pranuar.

Falënderim secilit votues të Nisma-s, e sidomos atyre që votuan për mua në zgjedhjet e 6 tetorit, degës së Nismës në Drenas për mundësinë e dhënë dhe gjithë atyre që me ndihmuan dhe besuan në punën dhe vizionin e Nisma Socialdemokrate.

Nisma përgjatë gjithë historisë së zhvillimit të saj ka krijuar mundësi për gjeneratat e reja, dhe sidomos për ato gjenerata të cilat me punën dhe vizionin e tyre kontribuan për Kosovën, prandaj mundësia që më është dhënë është një privilegj në të cilën do ta shfrytëzoj në të mirë të Nisma-s dhe në të mirë të Kosovës.

Duke ju falënderuar secilin veç e veç dhe duke u zotuar se detyrën e dhënë to ta kryej me nder dhe përgjegjësi përkulem para çdo votuesi të Nisma-s dhe para çdo bashkëpunëtori që se bashku kemi arritur deri këtu. Puna, vullneti dhe përkushtimi ynë se bashku do jetë ardhmëri për ne dhe fëmijët tonë, prandaj besoj shumë në kontributin e znj.Albulena Balaj Halimaj dhe të gjithë atyre që përfaqësojnë Nismën Socialdemokrate në këtë qeveri.

Mirënjohëse secilit!
Hajrije Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *