Veseli uron shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar shqiptarët e Kosovës Lindore për fitoren e katër deputetëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Veseli ka shkruar në Facebook se çdo herë kur janë bashkuar shqiptarët, kanë arritur fitore.

“E kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, ka treguar se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë triumfuar. Kështu është edhe rasti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Rezultatet zgjedhore në Serbi, tregojnë për një fitore të rëndësishme politike, për motrat dhe vëllezërit tanë matanë kufirit. Uroj që ky bashkim i spektrit politik shqiptar, t’i sjell të mira popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Veseli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *