Mblidhet Nisma në Drenas, komentojnë edhe largimin e Isa Xhemajlajt

Nisma Socialdemokrate në Drenas ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit, Isa Xhemajlaj. Kjo degë ka diskutuar sot gjerësisht për zhvillimet aktuale politike si dhe përfaqësimin e NISMA’s në qeverinë e Republikës së Kosovës me dy ministra, një zëvendës-kryeministre dhe deri me tani me 4 zëvendës-ministra.

Në këtë takim moren pjesë Isa Xhemajli tashme i larguar ,nenkryetaret V.Berisha,Sh.Bujupi sekretari F.Haradini si dhe Kryetari i Rinisë Edmond Thaçi.

Komunikatë për medie:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar media të shkruara dhe elektronike, NISMA Socialdemokrate dega në Drenas sot e mbajti mbledhjen e saj të rregullt të kryesisë së degës ku u diskutua gjerësisht për zhvillimet aktuale politike si dhe përfaqësimin e NISMA’s në qeverinë e Republikës së Kosovës me dy ministra, një zëvendës-kryeministre dhe deri me tani me 4 zëvendës-ministra.

Pikë e veçantë e kësaj mbledhje ishte edhe paraqitja zyrtare e kërkesës për dorëheqje nga pozita e Kryetarit të degës nga Kryetari i deritanishëm z. Isa Xhemajlaj. Me ketë rast z. Xhemajlaj fillimisht falënderoi të gjithë anëtarësinë e degës si dhe kryesinë e degës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkrahjen e pa rezervë në të gjitha proceset zgjedhore të kaluara si dhe nder tjera shprehi vendimin e tij që të jap dorëheqje të pa revokuar nga posti i Kryetarit të degës së NISMA Socialdemokrate në Drenas. Me këtë rast anëtarët e kryesisë së degës e falënderuan z. Isa Xhemajlaj për bashkëpunimin dhe kontributin e tij të deritanishëm në NISMA Socialdemokrate duke i uruar suksese të mëtutjeshme në jetën e tij profesionale.

Nga sot e tutje dega e NISMA Socialdemokrate në Drenas shkon në proces zgjedhor, ku kryesia aktuale se bashku me udhëheqësin nga kryesia qendrore e partisë do ti marrin të gjithë hapat e nevojshëm drejt konsolidimit të kryesisë së re dhe kryetarit të ri të degës, të cilët do të zgjidhen me votë në mënyrë demokratike ashtu si parashihet edhe me dokumentin me të rëndësishëm të partisë i cili është statuti i NISMA Socialdemokrate.

Drenas, 19.06.2020
NISMA Socialdemokrate – Dega në Drenas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *