Greqia lëshon takimin e SEECP-së pasi Kosova vendosi simbolet e saj

Kanë vazhduar edhe sot punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), kryesimin e së cilës sivjet e mban . Këtë takim e ka lëshuar , me arsyetimin se janë vendosur simbole të Republikës së Kosovës në dokumente (logo e Kuvendit) dhe përdorimin pa fusnotë të fjalës Republika e Kosovës.

Siç njofton Kuvendi, në takim morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia dhe Turqia, si dhe përfaqësuesi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Në këtë takim u vendos se Kosova do të udhëheqë dy komisione gjatë Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), kur në vitin 2021 do ta kryesojë Turqia. Kryesimin e saj sivjet e mban Kosova.

Punimet vazhduar edhe sot, ku hapjen e bëri deputetja Fitore Pacolli -Dalipi, kryetare e Komisionit Qendror të SEECP-së, e cila shprehu mirënjohjen e thellë për palët pjesëmarrëse në këtë takim virtual.

Në njoftimin për media nga punimet e Asamblesë Paralamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore është se Kosova do të udhëheq me dy komisione gjatë kryesimit të Turqisë 2020-2021.

1. Komisioni për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë;

2. Komisioni i Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë, dhe Energji.

Pacolli ka njoftuar se kjo u votua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse pas propozimit që bëra në cilësinë e Kryetares së Komisionit Qendror.

Kështu, pjesëmarrësit shqyrtuan dhjetë amandamente për të cilat u propozuan ndryshime të nevojshme. Nga delegacionet u arrit konsensusi për Draft-Deklaratën Finale, e cila do të votohet më 24 qershor 2020, në takimin e kryetarëve / sesionin plenar.

Përpos Draft-Deklaratës finale, u miratua me konsensus edhe Draft-raporti dhe Draft-Rezoluta e Komisionit të Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë, të cilin e kryesoi Bullgaria (gjatë kryesimit të Kosovës 2019/2020).

Ndërsa Komisionin e Përgjithshëm për Siguri, Punë të Brendshme dhe Drejtësi, do ta udhëheq Turqia.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *