Flutura Kusari: Osmani e bën Isën dhe burrat e LDK-së të duken kështu si janë, politikanë të dobët
Juristja e njohur e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmanitë shkarkohet nga pozitat udhëheqëse të LDK-së, shkruan Kosova Post.
Kusari ka thënë se gratë e kanë vështirë të përparojnë në Kosovë.“Gratë e kanë vështirë me përparu në shoqërinë tonë shtypëse. Edhe kur ato, me zgjuarësinë dhe mundin e tyre arrijnë të përparojnë, siç e kemi shembullin e Vjosa Osmanit, dalin burrat si Isa Mustafa & co. që mundohen me e pengu dhe kontrollu karrierën e saj politike”, ka shkruar Kusari në Facebook.